Site icon Telegrafi

Mbesa e Trump mori gjithë vëmendjen në fjalimin e parë publik: Për mua, ai është një gjysh normal

Foto: Reuters

Kai Madison Trump, mbesa e Donald Trump, tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve kur foli në Konventën Kombëtare Republikane në Wisconsin.

Ajo deklaroi se dëshiron t’u tregojë amerikanëve një anë tjetër të gjyshit të saj që njerëzit nuk e shohin.

“Për mua, ai është thjesht një gjysh normal. Ai gjithmonë dëshiron të dijë se si jemi në shkollë”, tha ajo.

Trump me mbesën

Ajo shtoi se ai e telefonon shpesh ndërsa është në klasë sepse dëshiron të flasë për golfin dhe se ajo duhet t’i kujtojë atij se është në shkollë dhe t’i thotë se do ta telefonojë më vonë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Donald Trump

E njëjta po ashtu ka deklaruar se ai shpesh e “shtyn” që të jetë versioni më i suksesshëm i vetes.

Mbesa e Trump

Ajo ka folur edhe për tentativën për vrasje të gjyshit të saj.

“U trondita të shtunën kur dëgjova se ai u qëllua dhe thjesht doja të dija nëse ai ishte mirë. Gjysh, je një frymëzim i madh. Të dua”, shtoi mes tjerash Kai.

Mbesa e Trump

Madison pretendon se mediat e portretizojnë atë në një këndvështrim tjetër, por se e njeh vërtet.

“Është shumë i kujdesshëm dhe i dashur. Me të vërtetë dëshiron më të mirën për këtë vend dhe do të luftojë çdo ditë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha ajo. /Telegrafi/

Foto: Reuters
Exit mobile version