Telegrafi

Mbesa e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer martohet me miliarderin 62-vjeçar i cili është pesë vjet më i vjetër se babai i saj

Lady Kitty Spencer ngriti një dolli me shampanjë me burrin e saj të ri, miliarderin Michael Lewis ndërsa ata festuan dasmën e tyre në një ceremoni bujare në Itali, të rrethuar nga miqtë e saj.

Mbesa e Princeshës Diana, 30 vjeçe, ka kaluar javën e fundit në vend me miq, duke u bërë gati për martesën e saj me 62-vjeçarin e lindur në Afrikën e Jugut – i cili është pesë vjet më i madh se babai i saj Charles Spencer.

Ndërsa nxehtësia e egër e verës filloi të lehtësohej në orën 18:00, mbesa e Princeshës Diana tha “Po pranoj” në propozimin për martesë në Villa Aldobrandini në Frascati, një rezidencë mahnitëse e vendit me pamje nga Roma, shkruan DailyMail.

Fotografitë e nuses e veshur me një fustan të bardhë qarkulluan në rrjet, ndërsa fustani nusërisë i ishe besuar dyshes së famshme “Dolce and Gabbana”.

Ndërkohë flokët e saj ishin modeluar në stilin topuz, gjersa në qafë mbante një gjerdan të madh të artë.

Kitty u shoqërua në korridor nga vëllezërit e saj Louis Spencer, Viscount Althorp dhe Samuel Aitken.

Burri i saj kishte veshur një kostum të zi, ndërsa më vonë, kushërira e Princit William dhe Harry veshi fustanin e dytë të mbrëmjes, të karakterizuar me mëngë të shkurtra dhe detaje me lule rozë.

Në dasmë u panë motrat e nuses, binjaket Eliza dhe Amelia; Viscountess Emma Weymouth dhe burri i saj Ceawlin Thynn, ylli i popit Pixie Lott dhe i dashuri i saj model, Oliver Cheshire; Gruaja e Idris Elbës, Sabrina dhe ylli i “Made In Chelsea”, Mark Vandelli.

Të pranishëm ishin edhe tre fëmijët e rritur të Z. Lewis nga një martesë e mëparshme. Lady Kitty, – fëmija i madh i vëllait të Princeshës Diana Earl Spencer – kuptohet se ka krijuar marrëdhënie të forta me fëmijët e burrit të saj.

Pas ceremonisë, të dy mund të shiheshin duke ngritur dolli për martesën e tyre ndërsa ishin të rrethuar nga miqtë dhe familja e tyre më e ngushtë në ballkonin e vilës.

Në përputhje me dasmën italiane, shtëpia e modës “Dolce and Gabbana” luajti një rol kryesor. Disa të ftuar, duke përfshirë Viscountess Weymouth, shoqen dhe DJ Marjorie Gubelmann dhe stilisten Jade Holland Cooper kishin veshur veshjet e stilistëve.

Lady Kitty gjithashtu mund të ketë vendosur të veshë kurorën Spencer, një kryevepër diamanti e punuar me një dizajn lulesh të tulipanëve dhe luleve në formë ylli, të cilën tezja e saj e vendosi në martesën e saj në Katedralen e Shën Palit më 28 korrik 1981. /Telegrafi/