Profesioni i blogereve është bërë shumë i përhapur viteve të fundit jo vetëm në botë, por edhe në trojet shqiptare.
Së fundmi, dëshirën për ta bërë një gjë të tillë po e shprehin në veçanti vajzat e reja në moshë, por edhe më të voglat.
E tillë është Ana Sofia Rugova, mbesa e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ajo është vajza e Ukës dhe Blerta Kllokoqit, e ndërsa që tani ka një llogari personale në Instagram, e cila mirëmbahet nga prindërit e saj.
Ana Sofia e cila sot (e mërkurë) feston ditëlindje, shpesh publikon fotografi me veshje të ndryshme, duke treguar shembullin e duhur për veshjet e vajzave të vogla.
Shumica e veshjeve të saj përgatiten nga tezja e saj, e cila është një stiliste e njohur vendore, Blerina Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/