Telegrafi

Mbesa e presidentit shqiptar fillon bashkëjetesën me modelen italiane (Foto, +18)

Beniada Nishani (Jakic) është imazh i ri i showbizit italian, pasi po tërheq vëmendjen jo vetëm si modele, por edhe si prezantuese.

Beniada 25-vjeçare e lindur në Durrës bëri përshtypje në emisionin kërkues italian “Le lene”, por bujë më të madhe bëri për faktin që ishte mbesa e presidentit shqiptar, Bujar Nishanit.

Por, së fundi bukuroshja ka filluar të bashkëjetojë me modelen e njohur italiane, Ines Trocchia, transmeton Telegrafi.

“Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar dhe me kalimin e kohës vendosëm që të bashkëjeotjmë”, ka thënë Nishani për revistën Story, duke aluduar se nuk është lesbike.

Ajo ndër të tjerash ka pohuar se nuk turpërohet prej pozave topless, pasi që këtë e ka tashmë profesion ndërsa e pengojnë disa komente vulgare të njerëzve. /Telegrafi/