Telegrafi

Mbesa e paturpshme bën “selfie serioz” në funeral, e pak më vonë një “selfie seksi” në shtëpi! (Foto)

Francesca Fierros Polomino nga Meksika, e ka zgjedhur kohën dhe vendin e gabuar për ‘sefie’, ndaj ka marrë shumë kritika.

Ajo është fotografuar në kishë, teksa në sfond ndodhej arkivoli me gjyshin e saj të vdekur, transmeton Telegrafi.

Në imazhin e postuar në rrjete sociale, është bashkangjitur mbishkrimi ‘u prehsh në paqe’, si dhe emoji i arkivolit dhe gjyshit.

Sikur të mos mjaftonte kjo, me të shkuar në shtëpi Francesca e ka bërë edhe një ‘selfie’ tjetër.

“Sapo u ktheva nga funerali”, ka shkruar ajo përbri fotografisë, ku është shfaqur me rrobe të ngushta dhe taka të larta.

“Zonja funeral”, si dhe “ku e ke respektin” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/