Telegrafi

Mbesa e nënës së motrave Ismaili vendosë të reflektojë duke kontribuar në nder të saj (Foto)

Këngëtaret e njohura të estradës Adelina dhe Zanfina Ismaili humbën nënën e tyre në prill të vitit 2016.

Mona Ismaili, e cila me profesion ishte bibliotekiste, për vite më radhë ushtroi profesionin e menaxheres së këngëtareve.

Të pikëlluara nga humbja e saj ngelën jo vetëm vajzat e saj, por edhe familja e gjërë.

Mona vdiq nga sëmundja e egër e kancerit, e cila u merr jetën miliona njerëzve çdo vit.

Zanfina, e cila është mjaft aktive me në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një fotografi në InstaStory, përmes së cilës ka treguar një nga bisedat me vajzën e dajës së saj.

Kjo e fundit, e pikëlluar nga humbja e hallës, kishte vendosur që për ditëlindjen e saj të mos pranonte dhurata nga shoqëria, por në këmbim, ajo së bashku me ta kanë mbledhur një fond, i cili iu dërgua njerëzve e nevojë të prekur nga kanceri.

“Ciao zemer, per hire te hallës Mona per ditëlindjen time kam vendos qe te kërkoj nga shoqëria ime te mos me bljen dhurata por qe paret ti dergojn ne fondin per Kancer. I mblodha me shume se 100 euro dhe i dërguam ne fondin e femive këtu” (sic.), kishte shkruar në mesazhin e saj Yllka, kushërira e këngëtares.

Ndryshe, Zanfina ka krijuar kujtimin e përjetshëm të nënës së saj, përmes këngës “M”, baladë të cilën e publikoi vitin e kaluar, dhe ia kishte kushtuar nënës së saj të ndjerë. /Telegrafi/