Site icon Telegrafi

Mbesa e Bekim Fehmiut, një bukuroshe e vërtetë (Foto)

E bija e çiftit Uliks Fehmiu dhe Snezana Bogdanovic është një bukuri e vërtetë.

Çifti që nga viti 1994 jeton në New York, ku një vit më vonë u bënë prindër të vajzës së pagëzuar Nika.

Nika është perëndeshë e fitores, emri i lumturisë dhe i një bregdeti në Amerikë, thotë nëna e bukuroshes.

Uliks Fehmiu dhe Snezana Bogdanovic

Ajo tashmë ka nisur të bëhet edhe modele e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbesa e aktorit të famshëm shqiptar, Bekim Fehmiut, kohë më parë ka realizuar edhe një fotosesion tejet të bukur.

E për të nxjerrë bukurinë e 22-vjeçares u përkujdes kush tjetër pos fotografit të mirënjohur shqiptar Fadil Berisha.

Ndryshe, aktori me përmasa botërore, Bekim Fehmi ka ndërruar jetë para shtatë vjetëve ndërsa hiri i trupit të tij është derdhur në Lumbardhin e Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version