16 emigrantët e parë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure në kampin e Gjadrit në Shëngjin, por mesa duket dy prej tyre janë kthyer.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Euronws Albania, Ortensia Budlla 2 nga 16 emigrantët do të kthehen në Itali, pasi janë minorenë.
Anija “Libra” ndodhet ne det dhe të miturit janë duke u dërguar me skaf deri në anije.
Procedura e aplikimit për azil pritet të përfundojë brenda 4 javësh. Emigrantët që plotësojnë kriteret do të transferohen në Itali, ndërsa ata që nuk e kanë këtë të drejtë do të riatdhesohen pas qëndrimit në kamp.
Përshpejtimi i procesit për apelimet do të realizohet përmes lidhjeve me video me gjykatën e Romës, ku afati për shqyrtim është përgjysmuar në 7 ditë për shkak të dekretit të miratuar për fluksin e ri të refugjatëve.
16 emigrantët e parë udhëtuan me anijen e patrullimit 80 metra të gjatë, e cila ishte e shoqëruar nga një ekuipazh prej rreth 70 ushtarësh.