Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ka arritur aeroplani i dytë me afganët, që do të strehohen në Shqipëri.
Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se në këtë aeroplanishin 95 afganë, ku 2 ishin foshnje.
Afganët u pritën nga ministrja e Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Ky është fluturimi i parë që pritej sot. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore.
Sot në orën 03:20, mbërriti në aeroportin e Rinasit aeroplani i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja që janë strehuar në Durrës. 121 afganët e parë erdhën me aeroplan civil nga Tbilisi.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht 4,000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /tch/