Site icon Telegrafi

Mbërrin në Rinas Izet Haxhia, ekstradohet nga Turqia pas 19 vjetësh (Video)

Është ekstraduar nga Turqia mbrëmjen e sotme, ish-truproja i Sali Berisha, Izet Haxhia.

Avioni i nisur nga Ankaraja është ulur rreth orës 20:10 minuta në Aeroportin e Rinasit me pasagjer shtetasin Izet Haxhia.

Haxhia do të shoqërohet nga forcat e policisë në ambientet e Burgut 313.

Në muajin prill, ai u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bëri vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

Ai ka deklaruar se vjen në Shqipëri me idenë për rihapjen e dosjes, megjithatë nuk dihet nëse gjykata do ta marrë parasysh kërkesën e tij.

Exit mobile version