Site icon Telegrafi

Mbërrijnë nga Italia trupat e pajetë të 12 shqiptarëve të vdekur nga coronavirusi

Trupat e pajetë të 12 shqiptarëve që kishin humbur jetën në Itali nga coronavirusi 2 arkëmorte, kanë mbërritur në Durrës.

Ata do të përcillen për në banesën e fundit vetëm nga pak familjarë, për shkak të rregullave të vendosura në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Dy ditë më parë televizioni italian “Antenna Sud” publikoi disa pamje të realizuara para tre ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saçente.

“Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisë”, i kanë përshkruar fotot mediat italiane, duke shtuar se ky është kthimi i trishtuar në vendin e tyre. “Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave funerale me shtetas shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit” shkruante me këtë rast media italiane, raporton ATSh.

Ndërkohë që në foto janë disa makina me viktima, nuk ka ende një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga Covid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën.

Exit mobile version