Mbërrijnë në atdhe eshtrat e shkrimtarit dhe politikanit Mit’hat Frashëri. Arkëmorti mbërriti në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00.
Homazhet për të po zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit. Mit’hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar.
Për kthimin e eshtrave për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekëve, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.
Mit’hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1962 në Nju Jork të SHBA-ve. /ata/