Telegrafi

Mbërrijnë edhe dy aeroplanë me 154 afganë në Tiranë

Mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit edhe dy aeroplanë të tjerë me qytetarë afganë, mes tyre edhe fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, duke theksuar se pak më parë pa mbërritur edhe aeroplani i pestë nga Afganistani.

Aeroplani i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 03:50 dhe u prit nga zëvendësministrja e Jashtme, Megi Fino.

Ai mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri deri tani. /TCH/