Telegrafi

​Mbërrijnë 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca në Shqipëri

Mbrëmjen e së dielës në Shqipëri kanë mbërritur 50 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, donacion i Indisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj dhe ambasadori i Republikës së Indisë në Bukuresht, Rahul Shrivastava ishin të pranishëm në Rinas.

Manastirliiu tha se këto doza “do të shpërndahen në të gjithë qendrat shëndetësore dhe qendrat masive të vaksinimit, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës mbi 60 vjeç”.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me ardhjen e mbi 200 mijë dozave të tjera, këtë javë nis vaksinimi antiCOVID edhe për punonjësit e transportit publik, si fillim ai ajror.

Ministrja tha se aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim.