Në disa rrugë dhe në parqet e qytetit në Podujevë këto ditë janë mbëltuar 226 drunj dekorativë.
Mbrojtja e ambientit dhe zgjerimi i hapësirave të gjelbëruara vazhdon të jetë një nga prioritet e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit (DPUMM).
Në kuadër të projekteve të planifikuara për sivjet nga DPUMM, këto ditë në disa rrugë dhe parqe të qytetit në Podujevës janë mbëltuar drunj dekorativë.
Drejtori i DPUMM, Durim Salihu, tha se përveç mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbëruar po i kushtohet rëndësi edhe zgjerimit të sipërfaqeve të gjelbëruara dhe mbëltimit të bimëve dhe drunjte dekorativë.
“Në disa rrugë dhe në parqet e qytetit janë mbëltuar 226 drunj dekorativë dhe është bërë mbrojtja e tyre me rrethoja metalike”, tha drejtori Salihu.
Vlera e këtij projekti është 3,949 euro kurse është realizuar nga N.P “Lulishte Te Deda” Podujevë. /Telegrafi/