Edhe në takimin e ri ndërmjet përfaqësuesve të SASHK-ut dhe ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri, nuk ka marrëveshje për pagat e mësimdhënësve.
Thanë se u diskutua për përqindjen, u afruan pikëpamjet, por nuk u zbuluan detaje.
Shaqiri beson se nuk duhet të ketë ndërprerje të mësimit, nëse ka nevojë për bisedime të tjera do të realizohen dhe më së voni deri të martën pritet një marrëveshje.
“Ka pasur shumë diskutime për marrëveshjet kolektive dhe mendoj se në periudhën e ardhshme do të kemi një marrëveshje të re kolektive, kështu që do të kemi diçka për të vazhduar me negociatat. Pikëpamjet po afrohen, në pjesën tjetër ka zgjidhje. Kam kërkuar mirëkuptim nga SASHK-u dhe mësimdhënësit sepse kemi pasur vullnet të mirë për zgjidhje”, ka thënë Shaqiri.
I pyetur nëse pagat do të rriten për 18% sipas kërkesës së SASHK-ut apo për një përqindje më të ulët, Shaqiri tha se: “Ende jemi duke folur. Ne do të gjejmë një mënyrë për ta bërë një opsion më të mirë.”
“Nuk dua të përmend një përqindje. Dua që kjo të jetë greva e fundit. Ndoshta në periudhën e ardhshme do të kemi nevojë për bisedime të tjera, por nuk do të ketë ndërprerje të mësimit”, tha Jeton Shaqiri.