Site icon Telegrafi

Mbaroi seanca e sotme konstituive, debati vazhdon nesër

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë debatin për pikën e tretë të rendit të ditës do ta vazhdojnë nesër në orën 11. Në pjesën e pasdites vazhdoi debati me vërejtje procedurale, replika dhe kundër-replika, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së përsëritën kërkesat e tyre, që LSDM-ja të largohet nga Deklarata e partive shqiptare, ndërsa zgjidhjen e shohin në praniimin e manifestit ose zgjedhje të reja.

Ndërsa deputetët e LSDM-së kërkuan që të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe të kalohet në votim për Komisionin për zgjedhje dhe emërime.

Në seancën e sotme në foltore u paraqitën edhe deputetët e partive shqiptare. Ato të Lëvizjes Besa akuzuan OBRM-PDUKM-në se përdorë Deklaratën e partive shqiptare për të përfituar pika politike./Telegrafi/

Exit mobile version