Ai i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve AFP se “jeta e tyre e përbashkët” ka marrë fund.
Dy javë më parë, revista franceze Closer ka publikuar fotografi, të cilat tregonin se Hollande ka aferë dashurie me aktoren Julie Gayet. Zonja Trierweiler ka kaluar një javë në spital pas këtyre zbulimeve.
Presidenti Hollande nuk e ka mohuar kurrë aferën me aktoren dhe ka premtuar se do ta sqarojë situatën para vizitës së tij zyrtare në Washington, më 11 shkurt.
Trierweiler pas daljes nga spitali është kthyer në rezidencën presidenciale, ndërsa është lajmëruar se do të udhëtojë në Indi në kuadër të aksionit të organizatës humanitare franceze, Aksion Kundër Urisë.
"Ai (Hollande) ka biseduar me të dhe për gjithçka e ka informuar. Ajo pranon faktet”, thotë një burim i afërt me të. /Telegrafi/