Site icon Telegrafi

Mbaroi Marshi i Tolerancës në Shkup (Foto/Video)

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni, me rastin e ditës ndërkombëtare të tolerancës (16 nëntor), sot organizoi marshin e tetë me rradhë të tolerancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marshi i sivjetëm, rruga e të cilit ishte prej Muzet të qytetit të Shkupit deri Universiteti i Evropës Juglindore në Shkup, ishte i dedikuar luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe tolerancës dhe respektimin e diversiteteve.

Organizatorët theksuan se gjendja politike aktuale në të cilën ndodhet Maqedonia, ka shkaktuar trende negative dhe të dhunshme të cilat janë kundër të drejtave të njeriut.

Ky marsh është mbështetur nga shumë organizata anëtare të Platformës kundër gjuhës së urrejtjes./Telegrafi/

Exit mobile version