Site icon Telegrafi

Mbaroi konferenca botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues në Manastir

Sot në Manastir ka mbaruar konferenca botërore treditore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues në të cilën theks të veçantë i është vendosur në migrimin dhe rreziqet e integrimit përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë përfaqësues nga shumë gjuhë, kultura, religjione dhe besime, ku takimin e përfunduan me nënshkrimin e një deklarate me të cilën janë pajtuar se përmes dialogut midis religjioneve dhe kulturave të ndryshme mund të promovohen lidhje më të afërta midis vendeve të emigrantëve dhe vendeve si stacion i fundit i tyre.

Konferenca e 5 botërore për dialog ndërfetar dhe ndërcivilizues do të mbahet në vitin 2019./Telegrafi/

Exit mobile version