Site icon Telegrafi

‘Mbappe2020’ bëhet trend në Britaninë e Madhe, pas deklaratës së francezit për Liverpoolin

Kylian Mbappe ka marrë sërish vëmendjen e mediave angleze, sidomos të tifozëve të Liverpoolit.

Ylli francez ka lavdëruar The Reds për formën fantastike që po kalojnë në këtë sezon, pasi nga 23 ndeshje, kanë marrë 22 fitore dhe një barazim.

Kjo statistikë i ka pëlqyer shumë 20-vjeçarit, që ka thënë se Liverpooli është një skuadër e mrekullueshme, e kjo deklaratë menjëherë ka bërë bujë në Twitter, duke u bërë fjalën ‘Mbappe2020’ si më trend në Britaninë e Madhe.

“Ajo çfarë po bën Liverpooli në këtë moment është e mrekullueshme”, ka thënë ai në një intervistë për BBC Sport.

“Ata janë si një makineri, ata kanë gjetur ritmin e lojës, dhe janë si ‘do luajë në vazhdimësi kështu, do luajmë në vazhdimësi kështu’”.

“Nuk kanë humbur asnjë ndeshje. Kur ju e shikoni thoni me vete se është e lehtë, por nuk është ashtu. Ata janë shumë të fokusuar, luajnë çdo tri ditë dhe fitojnë, fitojnë dhe vetëm fitojnë”.

Lexo po ashtu Kylian Mbappe flet për festimin e kopjuar të Trent Alexander-Arnold

“Tani problemi është se të gjithë e shikojnë Liverpoolin dhe çfarë po bëjnë ata, por janë një skuadër e mirë, me një trajner të shkëlqyer”, ka shtuar më tej Mbappe.

Kjo deklaratë e tij ka bërë që tifozët e Liverpoolit të shpresojnë se mund ta transferojnë atë në këtë verë nga Paris Saint-Germaini, duke e bërë trend fjalën ‘Mbappe2020’ në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version