Site icon Telegrafi

Mbappe: Zidane idhulli im në fëmijëri

Kylian Mbappe ka folur për heronjtë e tij të fëmijërisë, duke zgjedhur trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, si njërin prej tyre që kishte ndikimi të madh.

Mbappe, tani 21 vjeç, është bërë një nga fytyrat më të njohura në futbollin botëror.  Fitues i Kupës së Botës me Francën dhe arritjet me Paris Saint-Germain, e bëjnë atë si një prej atyre që do të krahasohet me më të mirët në histori.  

Mbappe është rritur në një kohë kur Zidane ishte një super yll global dhe në kulmin e karrierës.

 

“Epo, unë kam pasur faza,” tha ai. “Për të filluar, si fëmijë, ishte Zidane. Nëse je djalë dhe je francez, idhulli juaj është Zidane”.

“Pas kësaj, ishte Cristiano [Ronaldo] dhe unë kam pasur fatin të takohem me të. Atëherë ishte edhe Ronaldo braziliani që njihej për mënyrën se luante”.

“Unë dua të lë atë lloj shenjë me vlerat e mia, për të lënë një mesazh në historinë e futbollit”, ka thënë Mbappe.

Sulmuesi Mbappe ka shënuar 21 gola në 22 paraqitje për PSG këtë sezon dhe është në rrugës drejt titullit të katërt të Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version