Site icon Telegrafi

Mbappe tregon zhgënjimin e tij kur u zëvendësua nga Pochettino

Mauricio Pochettino ka një tregues të hershëm se si do të jetë menaxhimi i lojtarëve si Kylian Mbappe dhe Neymar, pasi francezi tregoi zhgënjimin e tij nga zëvendësimi në ndeshjen kundër Angers të shtunën mbrëma.

Paris Saint-Germain arriti të fitojë me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Angers në kuadër të javës së 20-të në Ligue 1.

Megjithatë, përveç rezultatit, jo gjithçka ka shkuar mirë për ekipin nga Parc des Princes dhe trajnerin Pochettino.

Lexo po ashtu PSG fiton ngushtë ndaj Angers, kthehet lider në Ligue 1

Me PSG-në që fitoi me vetëm një gol me 11 minuta të mbetura, trajneri argjentinas vendosi të hiqte super yllin nga loja dhe fytyra e tij tregoi historinë e vet.

Paraardhësi i Pochettinos, Thomas Tuchel, kishte shumë ndërhyrje me francezin kur e largoi atë dhe duket se ish-trajnerit të Tottenham do t’i ndodh e njëjta gjë duke u përpjekur të menaxhojë minutat e Mbappes.

Mbetet të shihet nëse ky do të jetë fillimi i një përçarjeje, apo thjesht një zhgënjim i vogël dhe i përkohshëm nga ylli francez. /Telegrafi/

Exit mobile version