Kylian Mbappe u tha lojtarëve të Real Madridit se PSG mund të qëndronte pas thashethemeve për përdhunim, sipas Cadena SER.
Sulmuesi francez është i bindur se presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi po përdor mediat për t’i vendosur një kurth.
Më parë kishte informacione se një grua e panjohur u ankua për një përdhunim të dyshuar të ndodhur në një hotel në Stokholm, ku Mbappe kaloi dy ditë me shoqërinë e tij javën e kaluar.
Real Madrid nuk ka filluar hetimet ende, por beson te Mbappe, pasi shohin presionin ndaj tij nga mediat franceze.
Aktualisht ka një çështje gjyqësore mes PSG-së dhe lojtarit në lidhje me një borxh prej 55 milionë eurosh.
Kjo mund të jetë një nga arsyet që sipas Mbappes, Al-Khelaifi dëshiron t’i hakmerret atij. /Telegrafi/