Kylian Mbappe bëri bujë në Evropë në sezonin 2016/17, kur shënoi 26 gola duke e ndihmuar ish skuadrën e tij Monacon që të luajë në gjysmëfinale.
Ai kaloi pastaj në Paris Saint-Germain për një shifër prej 180 milionë euro.
Në një rrëfim për FourFourTwo, Mbappe ka treguar kohën kur ishte në prova te Chelsea në Angli.
“Kam qenë shumë i ri atëherë, ndoshta 10 vjeç, apo 11. Shkova në Londër dhe qëndrova një javë atje. U stërvita me Chelsea dhe zhvillova një ndeshje me Charlton Athletic”.
“Fituam 6-0 ose 7-0. Luajta në sulm, nuk besoj që kam shënuar. Ka qenë një eksperiencë e mirë, ishte hera e parë që largohesha nga vendi dhe e shikova nga afër futbollin anglez”.
Mbappe nuk ka hasur në probleme prej se ka kaluar te PSG, duke shënuar 16 gola në 31 ndeshje.
Francezi ka folur edhe për këtë kalim duke thënë se është përshtatur mirë.
Mbappe deklaroi se mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit. /Telegrafi/