Telegrafi

Mbappe tregon arsyen pse refuzoi Real Madridin në vitin 2014, kur takoi Zidanen dhe Ronaldon

BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 16: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain reacts during the UEFA Champions League Round of 16 match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on February 16, 2021 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kylian Mbappe  ka dhënë një intervistë për ‘L’Obs’ ku ka folur për fazat e karrierës së tij duke kujtuar edhe periudhën e tij te Real Madridi në vitin 2014.

Mbappe vizitoi Madridin shtatë vjet më parë dhe kishte mundësinë të shikonte nga afër klubin spanjoll.

Përveç kësaj, ai ishte në gjendje të takonte idhullin e tij,  Cristiano Ronaldon dhe Zinedine Zidane, por në fund refuzoi të kalonte tek ky klub.

Ai ka treguar arsyet që janë familjare se pse nuk e nënshkroi kontratën.

“Prindërit e mi donin që unë të filloja karrierën time në Francë, të arsimohesha në Francë. Të luaj futboll, por edhe të vazhdoj shkollimin”.

“Të shkoja në Spanjë, edhe me Zidane, ishte shumë mirë për mua, por ishte një vend tjetër, një kulturë tjetër…”, tregon Mbappe. /Telegrafi/