Kylian Mbappe e ka ngritur në nëntë numrin e golave për Francën në Kampionatet Botërore duke e kaluar rekordin e legjendës Braziliane, Pele.
Les Bleus e fituan me rezultat 3-1 sfidën ndaj Polonisë në 1/8 e Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’, ku anësori i Paris Saint-Germainit i realizoi dy nga golat.
Pas golit të Olivier Giroud, Mbappe e gjeti dy herë rrjetën duke e ngritur në pesë numrin e golave në këtë Botëror dhe është duke e udhëhequr garën për Këpucën e Artë.
🇫🇷 Mbappé…
5⃣ World Cup goals in 2022
4⃣ World Cup goals in 2018 pic.twitter.com/42SEPdk8Zb— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 4, 2022
Ai i ka shënuar edhe katër gola në vitin 2018 dhe me totalin prej nëntë golave në Kampionate Botërore e ka lënë prapa Pele për më së shumti gola të realizuar deri në moshën 24 vjeçare.
Para moshës 24 vjeçare:
Pele – 7 gola në Kampionate Botërore
Kylian Mbappe – 9 gola në Kampionate Botërore
Po ashtu, francezi është barazuar me emra, si Roberto Baggio, Paolo Rossi, David Villa e Eusebio, për numrin e përgjithshëm të golave të realizuar në Botëror.
Pas triumfit në Rusi, Franca është në mesin e favoritëve për ta fituar përsëri turneun e madh, meqë tashmë është kualifikuar në çerekfinale. /Telegrafi/