Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka thyer një rekord të Ligës së Kampionëve të cilin e mbante superylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Me tre golat ndaj Club Brugget në Grupin A, Mbappe u bë futbollisti më i ri në histori të Ligës së Kampionëve që arrin të shënojë 15 gola. Këtë shifër ai e arriti me 20 vjet e 306 ditë.
Rekordin e mbante Leo Messi që 15 gola i kishte kompletuar me 21 vjet e 288 ditë.
I treti tani në këtë renditje bie Rauli me 22 vjet e 163 ditë, sipas “Opta Jean”.
15 – Youngest players to score 15 goals in Champions League:
🥇Kylian Mbappé – 20 years & 306 days
🥈Lionel Messi – 21 y & 288 d
🥉Raul – 22 y & 163 d
Early. #BRUPSG pic.twitter.com/mkcYCS6SI5
— OptaJean (@OptaJean) October 22, 2019
Mbappes iu deshën 21 minuta që ta arrijë he-trikun ndaj belgëve.
Ai po kthehet në një prej lojtarëve më të mirë dhe sytë e botës tani janë nga ai. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Rk5OBoEuBHU