Site icon Telegrafi

Mbappe thuhet se është i gatshëm të nënshkruaj një para-kontratë në janar për të përfunduar largimin nga PSG

Kylian Mbappe mund të nënshkruajë një para-kontratë nga 1 janari dhe më në fund të përfundojë largimin e tij të suksesshëm nga Paris Saint-Germain.

E ardhmja e Mbappes në PSG është e mbuluar me pasiguri, me disa nga klubet elitare të Evropës që mbajnë nën kontroll situatën e tij të kontratës me klubin francez.

PSG ngurron të shesë pasurinë e tyre të çmuar, por raportet pretendojnë se sulmuesi fenomen dëshiron të largohet nga Parc des Princes.

Lexo po ashtu Tamim Bin Hamad Al-Thani, njeriu kryesor në ‘operacionin’ e transferimit të Mbappes te Real Madridi

22-vjeçari i ka sytë te një kalim te Real Madridi, por gjiganti i La Ligas nuk ka bërë ende një lëvizje zyrtare sepse e dinë që PSG nuk do ta shesë atë këtë verë.

Sidoqoftë, sipas mediumit Le Parisien, Reali tani është duke pritur 1 janarin e vitit 2022, në mënyrë që ata të mund të nënshkruajnë një para-kontratë me Mbappen.

Sigurisht, marrëveshja e tij me PSG-në skadon në fund të qershorit 2022, duke hapur rrugën për një transferim të madh pa para.

Lexo po ashtu Mbappe bëhet objektivi kryesor i Manchester Unitedit

Reali duket se ka ndarë mendjen për ta rrëmbyer Mbappen verën e ardhshme, me Manchester Unitedin që mendohet të jetë gjithashtu i interesuar.

Raportohet se Djajtë e Kuq kanë shtuar Mbappen në listën e tyre të dëshirave të transferimit, por Mbretërit shihen favorit absolut. /Telegrafi/

Exit mobile version