Site icon Telegrafi

Mbappe i thotë Pogbas se është i ngopur me situatën te PSG

Afati kalimtar veror po afrohet gjithnjë e më shumë dhe nuk ka ende asnjë lajm konkret se çfarë do të bëjë Kylian Mbappe për të ardhmen e tij.

Kontrata e francezit me Paris Saint-Germain skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk ka asnjë shenjë se ai do ta rinovojë. Shumica mediume supozojnë se ai do t’i bashkohet Real Madridit në këtë verë.

Los Blancos e eliminuan PSG-në nga Liga e Kampionëve këtë muaj, duke e mbyllur me rezultat 3-2 në total, ku Karim Benzema shënoi het-trik.

Që atëherë, thashethemet e pakënaqësisë janë rritur në prapaskenë. Mbappe i ka shpëtuar këtij ambienti këtë javë, ndërsa së fundmi është bashkuar me kombëtaren franceze për ndeshjet e muajit mars.

Sipas AS , Mbappe u kap duke thënë diçka interesante për bashkatdhetarin Paul Pogba në tubimin e francezëve.

Pogba e pyeti Mbappen me shaka se si ishte situata në PSG kur 23-vjeçari mbërriti në kamp. “Jam ngopur”, thuhet se i ka pëshpëritur Mbappe në vesh Pogbas.

 

Dyshja vazhduan me shaka pas këtij episodi, duke qenë të lumtur që janë bashkuar me ekipin kombëtar. /Telegrafi/

Exit mobile version