Paris Saint-Germaini ka vazhduar në 1/8 e finales në Kupën e Francës pas fitores prej 7-0 kundër skuadrës Pays de Cassel.
Duke qenë se kundërshtari i kryeqytetasve bën gara në ligën e gjashtë të sistemit francez të futbollit (Regional 1).
Futbollisti i këtij takimi ishte Kylian Mbappe, i cili e gjeti plot persë herë rrjetën në këtë takim.
IT IS OVER ⌛️
A win and qualification for our Parisians to the round of 16 of the @coupedefrance ! ❤️💙#USPCPSG I 0-7 pic.twitter.com/3Slb64M2tB
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 23, 2023
Anësori francez e zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të, para se të asistonte te Neymar, i cili e realizoi golin e dytë (33’).
Mbappe vazhdoi me dy gola të tjerë në fraksionin e parë (34’ dhe 40’) për ta kompletuar het-trikun që në 45 minutat e para.
Neymar ia ktheu bashkëlojtarit të tij shërbimin duke asistuar në golin e katërt personal të anësorit (56’) dhe pestin për skuadrën e tyre.
⏱ 79'
That’s 5 goals for @KMbappe! 🔴🔵#USPCPSG I 0-7 pic.twitter.com/bwyluFCLuC
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) January 23, 2023
Braziliani asistoi edhe në golin e gjashtë të parisienëve, të cilin e shënoi Carlos Soler (64’).
Kylian Mbappe e vendosi rezultatin përfundimtar (7-0) në minutën e 79-të me golin e pestë personal, falë asistimit nga Soler dhe PSG u kualifikua në 1/8 e finales së Coupe de France. /Telegrafi/