Site icon Telegrafi

Mbappe sërish refuzon të vazhdojë kontratën, por është gati të bëjë një sakrificë të madhe personale për PSG-në

‘Telenovela Kylian Mbappe’ vazhdon me një kapitull të ri, përkundër se sulmuesi është rikthyer në stërvitje me PSG-në.

Pas rikthimit në stërvitjet e ekipit të parë, në rendin e ditës është rinovimi i mundshëm i kontratës me PSG-në, por duket se francezi është i vendosur për të mos vazhduar bashkëpunimin.

PSG dëshiron të vazhdojë kontratën me Kylian Mbappen në mënyrë që të shmangë largimin e sulmuesit pas një viti me parametra zero.

Lexo po ashtu PSG del me vendim zyrtar për Kylian Mbappen, pas ndodhive të fundit

Pavarësisht kësaj, e përditshmja franceze L’Equipe thekson se zgjatja e kontratës nuk është konsideruar asnjëherë në takimin mes futbollistit dhe klubit dhe Kylian Mbappe ende pohon se nuk do ta zgjasë kontratën deri në vitin 2025.

Sipas informacioneve të gazetës franceze, ylli francez mund të falë disa para si një gjest mirënjohjeje për kthimin në ekip.

Lexo po ashtu Zhvillime interesante nga Franca: Mbappe mund ta rinovojë kontratën me PSG-ën

Vlerësohet se shuma që Mbappe do të falte do të nënkuptonte një kursim prej 100-150 milionë euro për PSG-në, një gjest që ‘L’Equipe’ e përshkruan si një ‘sakrificë personale’.

Mbappe tashmë e ka bërë të qartë në disa raste se ai synon të largohet nga klubi kur t’i skadojë kontrata në vitin 2024.

Prandaj, një rinovim me një klauzolë të mundshme të daljes së dakorduar do të ishte alternativa më e mirë për të dyja palët, edhe pse për momentin duket larg një marrëveshje. /Telegrafi/

Exit mobile version