Telegrafi

Mbappe: Reali na ka treguar ndryshimin mes lojtarëve të shkëlqyer dhe kampionëve të mëdhenj

29 KYLIAN MBAPPE (psg) - DECEPTION

Kylian Mbappe ishte ka luajtur në fitoren e thellë të PSG-së kundër Metzit me rezultat 5-0.

Sulmuesi francez nuk shkëlqeu në fitoren e qetë të parisienëve, megjithatë foli pas takimit të kampionatit francez.

Ai i është rikthyer eliminimit prej Ligës së Kampionëve, ku ka bërë dallimin mes dyja skuadrave evropiane – Real Madridit dhe PSG-së.

“Ne ishim përgatitur mentalisht të përballemi me madrilenët sa më mirë që ishte e mundur”, tha ai kur u pyet për eliminimin e fundit në Ligën e Kampionëve kundër madrilenëve.

“Askush nuk mund të thotë se nuk kemi provuar, por ky është futbolli. Megjithëse kemi top lojtarë, Madridi na ka treguar ndryshimin mes lojtarëve të shkëlqyer dhe kampionëve të mëdhenj”, tha francezi

Mbappe me një ton pak më të matur se shokët e tij dha një pasqyrim të shpresës për të ardhmen, ku nuk duhet të përsëriten gabimet e njëjta.

“Ne duhet të mësojmë nga gabimet dhe të shmangim përsëritjen e tyre në sezonin e ardhshëm”, përfundoi ai. /Telegrafi/