Site icon Telegrafi

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Vdekja e doktorit të Barcelonës, Carles Minarro i la të pikëlluar të gjithë komunitetin sportiv në Spanjë. 

Me t’u marrë vesh lajmi për vdekjen e tij, pati reagime nga më të ndryshmet duke filluar nga lojtarët e Barcelonës, klubet rivale të blaugranasve madje edhe nga lojtarët e tyre. 

I tillë ishte edhe reagimi i yllit të Real Madridit, Kylian Mbappe i cili përmes një reagimi në rrjetin e tij social Instagram shprehu ngushëllimet e tij për rastin. 

“Prehu në paqe Carles”, ka shkruar Mbappe shkurtimisht në fotografinë e publikuar të doktorit tashmë të ndjerë. 

Kujtojmë se sipas raportimeve nga Spanja shkak për vdekjen e tij është bërë ataku kardiak që e pësoi në hotelin ku po qëndronte ekipi para ndeshjes ndaj Osasunas. 

La Liga tani së shpejti pritet që të vendosë datën e re se kur do të luhet kjo ndeshje e shtyrë. 

Siç po raportohet nga disa media në Spanjë datat 26-27 prill janë të mundshme, por kjo varet nga ecuria e Barcelonës në Kupën e Mbretit, teksa ekziston edhe mundësia që të luhet në javën e 19-25 majit, periudhë gjatë së cilës nuk ka ndeshje të planifikuara në mesjavë../Telegrafi/

Exit mobile version