Site icon Telegrafi

Mbappe i premton besnikëri PSG-së: Do të jem këtu katër vite

Kylian Mbappe e ka konfirmuar të ardhmen e tij, duke thënë se do të mbetet në Paris Saint-Germain edhe sezonin e ardhshëm.

Ka pasur shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e 21-vjeçarit, me kontratën e tij që skadon në vitin 2022.

“Më duhet vetëm të them që jam këtu, jam pjesë e këtij projekti për katër vite”.

“Për të gjithë, drejtuesit, tifozët… Do të vazhdoj, pa marrë parasysh çfarë”.

“Unë dua ta ndihmoj ekipin të fitojë trofe dhe të jem më i miri në botë”, ka thënë Mbappe pasi PSG mposhti Celtic 3-0 në një miqësore të martën.

Real Madrid mbetet i interesuar për Mbappe tash e një kohë, por duket se për të do provohet në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version