Ylli francez, Kylian Mbappe ka bërë një postim të shkurtër, por shumë domethënëse pas stërvitjes së tij të parë me klubin e ri, Real Madridin.
Këtë të mërkurë, Mbappe iu bashkua Real Madridit për stërvitjen e tij të parë.
Pasi e djersiti fanellën për gati dy orë nën syrin vigjilent të përgatitësit atletik, Antonio Pintus dhe trajner Carlo Ancelotti, ylli francez postoi në Instagram.
“Dita 1. Hala Madrid”, ishin katër fjalët e vetme, por shumë domethënëse të yllit francez.
Francezi me sa duket nuk ishte i mërzitur nga stërvitjet rraskapitëse të Pintus.
Nëse ai vazhdon të ushtroj dhe fiton mbi trajnerët, ai mund të jetë i vendosur për debutimin e tij të ëndrrave me Los Blancos javën e ardhshme në Superkupën e Evropës. /Telegrafi/