Real Madridi ka triumfuar 3-0 në udhëtim te Real Valladolidi në kuadër të javës së 21-të në La Liga.
Pas vetëm dy minutash lojë, vendasit rrezikuan me anë të David Torres, por Thibaut Courtois ishte i vëmendshëm.
Edhe Mamadou Sylla (24’) testoi portierin belg, mirëpo ky i fundit sërish pati një intervenim të sigurt.
Por, gjashtë minuta më vonë, Kylian Mappe kaloi Los Blancos në epërsi me një gol të bukur, ndërsa Jude Bellingham ishte asistuesi.
Në minutën e 57-të, Rodrygo ishte në rolin e asistuesit, ndërsa Mbappe përfundoi atë me finesë për 2-0.
Luka Modric lëshoi një mundësi të artë shënimi në minutën e 85-të, pasi goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.
Por, Jude Bellingham fitoi një penallti në minutën e 90-të, kur lojtari i Valladolidit bëri ndërhyrje brutale dhe u ndëshkua me të kuq.
Mbappe ia doli të realizonte për 3-0, duke kompletuar kështu het-trikun e tij.
Me këtë fitore, Real Mdridi vazhdon si lider me 49 pikë, ndërsa në xhiron e 22-të takohen me Espanyolin. /Telegrafi/