Kylian Mbappe ia ka bërë të qartë Paris Saint-Germainit se ai nuk e sheh të ardhmen e tij afatgjatë në këtë klub.
Pas transferimit nga Monaco në vitin 2017, lojtari nuk e ndjen se i është dhënë përgjegjësi e mjaftueshme në ekip, pjesërisht për faktin se Neymar është ylli.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Mbappe nuk është i prirur të ripërtërijë kontratën e tij me PSG pa marrë parasysh se sa para janë të gatshëm t’i paguajnë.
Marrëveshja e tij aktuale ende ka tre vjet deri në përfundim, por ai nuk ka ndërmend ta vazhdojë atë përtej vitit 2022.
Ndërsa kontrata e tij po ulet, PSG është vënë në një situatë gjithnjë e më të vështirë pasi po përpiqen të shmangin përfundimisht largimin e tij me çmim të lirë.
Ky indikacion thuhet se tregon për atë që PSG po mendon shitjen e tij në verën e ardhshme për një pagesë të madhe ose një vit më pas për një çmim pak më të ulët.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar se Mbappe nuk është në shitje, por lojtari është ai me fuqi në këtë rast.
Real Madridi do të donte ta sillte Mbappen në Santiago Bernabeu, por nuk mund të ofrojë aq shumë para sa kërkon PSG.
Por, kjo nuk ka rëndësi për Mbappen , i cili po përpiqet më shumë për suksesin sportiv në formën e fitimit të trofeve dhe çmimeve individuale. /Telegrafi/