Telegrafi

Mbappe nuk do të jetë më i paguari te Reali, tre lojtarë do të fitojnë pagë më të madhe se francezi

Vazhdojnë të dalin detaje të reja se çfarë do të thotë ardhja e Kylian Mbappe për një Real Madrid që tashmë e pret krahëhapur.

Detajet rreth kontratës së tij vazhdojnë dhe tani e dimë se cili do të jetë pozicioni i tij në listën e pagave te skuadra e presidentit Florentino Perez.

I pari i klubit madrilen ka qenë i qartë, e donte Mbappen, por jo që fatura e pagave të ngrihet në qiell.

Lexo po ashtu "Bellingham, Haaland dhe Mbappe tre më të mirët në botë, dy prej tyre në Real Madrid" - presidenti i La Ligas 'konfirmon' francezin te Los Blancos

Mbappe do të fitojë shumë në Madrid, kryesisht bonuse dhe jo një pagë fikse shumë të madhe, madje ai do të jetë i treti në listë.

Ylli francez do të ketë bonuse të mëdha, derisa edhe drejtat e imazhit do t’i takojnë atij deri në 80 për qind.

Megjithatë Mbappe do të jetë i katërti në listën e pagave te Reali, ku Toni Kroos, David Alaba dhe Luka Modric do të fitojnë më shumë se ai.

Lexo po ashtu Mbappe regjistron markat e tij: Emrin me iniciale, festën e golit, por edhe dy fjali

Megjithatë Luka Modric pritet të largohet në fund të sezonit nga Los Blancos, derisa e ardhmja e Toni Kroos vazhdon të jetë e paqartë nëse do t’i vazhdohet kontrata ose jo.

Kësisoj në rast largimi të dyshes Modric dhe Kroos, atëherë Mbappe do të jetë futbollisti i dytë me pagën më të lartë te Real Madridi pas David Alabas. /Telegrafi/