Kylian Mbappe po vazhdon të bëjë deklarata interesante, pas refuzimit të Real Maidridit ditë më parë.
Sulmuesi francez vendosi të qëndronte te Paris Saint-Germain, duke rinovuar kontratën për tri vite të tjera.
Por, Mbappe ka thënë se nuk i është larguar ëndrra që t’i bashkohet Real Madidit, pasi të ardhmes nuk i dihet.
“Ëndrra për t’iu bashkuar Real Madridit ka përfunduar? Asnjëherë jo, asnjëherë. Nuk e dini se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë 23-vjeçari.
Mbappe po ashtu ka bërë të ditur se nuk ishte vetëm skuadra spanjolle që po interesohej për të.
“Nuk ishin vetëm Real Madridi dhe PSG me të cilët isha në negociata. Unë bisedoja edhe me Jurgen Kloppin për t’iu bashkuar Liverpoolit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/