Telegrafi

Mbappe: Nuk e meritoj Topin e Artë

Kylian Mbappe ka thënë se nuk e meriton ende ta fitojë Topin e Artë, por që në të ardhmen mund të bëjë një gjë të tillë.

20-vjeçari është në mesin e 30 lojtarëve të nominuar për ta fituar çmimin më të madh individual për një lojtar.

Por, francezi ka thënë se ai i di shanset e tij për ta fituar Topin e Artë në këtë vit dhe e pranon se ka lojtar më të mirë se ai momentalisht.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images/Guliver)

““Këtë vit? Duhet të jemi realistë, unë nuk e meritoj atë. Ka lojtarë aty që kanë bërë më shumë sesa unë”, ka thënë Mbappe.

“Me Paris Saint-Germainin s’i fituam të gjithë trofetë vendore e as Ligën e Kampionëve, ishim të zhgënjyer”.

Lexo po ashtu Zidane për Mbappen: Tashmë jam i dashuruar në të

“Natyrisht, në nivelin individual, unë kam fituar mjaft shumë trofe, por futbolli nuk luhet vetë dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Unë kam ende kohë për ta fituar Topin e Artë, nuk jam për ngut, nuk është diçka që më ndjek”, ka shtuar më tej sulmuesi.

Në listën e ngushtë për ta fituar Topin e Artë janë Lionel Messi, Virgil van Dik dhe Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/