Telegrafi

Mbappe nuk e di se a do të qëndrojë – Monaco në halle, dy yje janë larguar dhe pesë të tjerë janë rrugës

Monaco's French forward Kylian Mbappe Lottin (L) celebrates with teammates after scoring a goal during the UEFA Champions League round of 16 football match between Monaco and Manchester City at the Stade Louis II in Monaco on March 15, 2017. / AFP PHOTO / Pascal GUYOT (Photo credit should read PASCAL GUYOT/AFP/Getty Images)

Ylli i Monacos, Kylian Mbappe, ka thënë se nuk e di se a do të luajë edhe vitin e ardhshëm te Monaco.

Sulmuesi 18 vjeçari është vërshuar nga ofertat pas një sezoni të shkëlqyer ku shënoi 26 gola në të gjitha garat.

Flitet se Arsenali është gati të paguajë hiq më pak se 123 milionë funte për të, por nuk mungojnë as ofertat e Real Madridit dhe të Paris Saint-Germainit.

“Nuk e di se a do të qëndroj”, ka thënë lojtari për Marca.

Nëse edhe Mbappe largohet Monaco do të ketë punë të vështirë, pasi deri më tani është larguar Bernardo Silva drejt Manchester City, ndërsa Benjamin Mendy është në këtë rrugë.

Edhe Tiemoue Bakayoko pritet që ta kompletojë transferimin e tij te Chelsea.

Valere Germain u largua drejt Marseille dhe Thomas Lemar ka kontakte me Arsenalin. Fabinho ka interesim nga Manchester United.

Radamel Falcao, Kamil Glik dhe Djibril Sidibe, janë të vetmit që kanë nënshkruar kontrata të reja. /Telegrafi/