Kylian Mbappe ka zgjedhur fjalët më të mira për dy bashkëlojtarët e tij të sulmit te Paris Saint-Germain, Neymar dhe Mauro Icardi.
Talenti francez mund të largohet nga PSG këtë verë që vjen ose tjetrën, por tani për tani ai po shijon kohën e të luajturi përkrah Icardit dhe Neymarit.
Marrëdhënia e tyre e mirë ka bërë që treshja të shënojë dhe asistojë shumë deri më tani, ndërsa Mbappe u jep shumë merita bashkëlojtarëve.
“Neymar është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe kemi një marrëdhënie të mirë në fushë”, ka thënë fillimisht Mbappe.
“Ai ka pasur dy sezone të vështira, por ai po kthehet në më të mirën e tij tani, gjë që është e mirë për tifozët e PSG-së dhe të gjithë ata që e duan futbollin”.
“Mauro është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, por ai arriti me përulësi”.
“Ai ishte i vendosur për të ndihmuar skuadrën dhe ai mendon vetëm për të shënuar”.
“Ai tashmë ka shënuar shumë gola, duke dëshmuar rëndësinë e tij”, përfundoi ylli francez. /Telegrafi/