Telegrafi

Mbappe në listën e të lënduarve të PSG-së

Kylian Mbappe është bashkuar me Neymar dhe Mauro Icardi në listën e futbollistëve të lënduar të Paris Saint-Germainit.

Klubi francez ka njoftuar se kampioni i botës nuk do të jetë në dispozicion të Thomas Tuchel në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër RB Leipzig.

Në konferencën për shtyp, trajneri kishte pranuar se 21-vjeçari është duke u rikuperuar nga një lëndim i lehtë.

(Foto: Instagram/k.mbappe)

Në ndërkohë, PSG është përpjekur që ta zbutë situatën duke theksuar se Mbappe është duke vuajtur nga lodhja – transmeton Goal.

Ai nuk ka mundur t’i zhvillojë në tërësi stërvitje dhe është lënë të pushojë për ndeshjen e të mërkurës mbrëma në kuadër të Grupit H. /Telegrafi/