Një sulm me lojtarë si Lionel Messit, Neymar dhe Kylian Mbappe është ëndrra e çdo klubi, ndërsa Paris Saint-Germain kanë arritur të sigurojnë që të tre lojtarët, pasi aktualisht të tre janë nën kontratë.
Mbappe, megjithatë, mund të ketë dyshime për të ardhmen e tij në klub dhe ëndrra mund të fillojë të zbehet para se të ketë filluar.
Sipas Gazzeta Dello Sport, ardhja e Messit në PSG e ka shqetësuar superyllin francez dhe ai do të njoftojë të ardhmen e tij me klubin të hënën më 16 gusht.
Welcome to Paris, Léo. 🔴🔵 pic.twitter.com/ZDO11HSVOw
— Kylian Mbappé (@KMbappe) August 12, 2021
Shumë futbollistë sulmues do të donin të luanin së bashku me Messin dhe Neymarin, por raportohet se Mbappe ka frikë se ai mund të jetë në hijen e dy shokëve të tij të skuadrës.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e ka bërë të qartë pozicionin e tij me francezin dhe njoftoi se ai do të jetë kyç për planet e klubit në sezonin 2021/22. /Telegrafi/