Telegrafi

Mbappe mund ta humb ndeshjen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve shkaku i lëndimit

Kylian Mbappe mund të mungojë në ndeshjen që Paris Saint-Germain e zhvillon ndaj Real Madridit. 

Francezi ka pësuar një dëmtim në ndeshje ndaj Lyonit, ku portieri Anthony Lopes, e përplasi për tokë.

Sipas ESPN në Spanjë, Mbappe ka lënduar shpinën deh mungesa e tij mund të jetë deri në dy muaj.

Mbappe pas lëndimit të parë

Mbappe kishte dhimbje të mëdha pas lëndimit dhe u desh që të largohet me barelë.

Por raportimet e fundit nga Franca thonë se nuk ka diçka për tu shqetësuar.

Lëndimi i tij u duk i madh në fillim

Edhe vetë 19-vjeçari ka shkuar në Twitter ku ka thënë se është mirë dhe nuk ka vend për shqetësime.

Nëse raportimet nga Spanja për lëndimin e tij janë të vërteta, atëherë PSG do të ketë një mungesë shumë të madhe.

Ai u largua me barelë

Dy gjigantët do të takohen me 14 shkurt, në ndeshjen e parë. Ndeshja kthyese zhvillohet me 6 mars. /Telegrafi/