Kylian Mbappe mund të mungojë në ndeshjen që Paris Saint-Germain e zhvillon ndaj Real Madridit.
Francezi ka pësuar një dëmtim në ndeshje ndaj Lyonit, ku portieri Anthony Lopes, e përplasi për tokë.
Sipas ESPN në Spanjë, Mbappe ka lënduar shpinën deh mungesa e tij mund të jetë deri në dy muaj.
Mbappe kishte dhimbje të mëdha pas lëndimit dhe u desh që të largohet me barelë.
Por raportimet e fundit nga Franca thonë se nuk ka diçka për tu shqetësuar.
Edhe vetë 19-vjeçari ka shkuar në Twitter ku ka thënë se është mirë dhe nuk ka vend për shqetësime.
Nëse raportimet nga Spanja për lëndimin e tij janë të vërteta, atëherë PSG do të ketë një mungesë shumë të madhe.
Dy gjigantët do të takohen me 14 shkurt, në ndeshjen e parë. Ndeshja kthyese zhvillohet me 6 mars. /Telegrafi/