Paris Saint-Germain ka fituar 3-1 ndaj Montpellier në kuadër të javës së 17-të në Ligue 1.
Golat për kampionin në fuqi të ligës franceze i shënuan Neymar (74’), Kylian Mbappe (76’) dhe Mauro Icardi (81’), ndërsa Leandro Paredes shënoi auto-gol për golin e vetëm të vendasve.
PSG ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.97, derisa Montpellier u vlerësua me 6.20.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi francez që mori notën 8.9, shkaku i golit dhe asistimit të bërë.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte mbrojtësi i Montpellier, Pedro Mendes, që u përjashtua nga loja dhe mori vlerësimin 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/