Futbollisti i Real Madridit, Kylian Mbappe është rikthyer në kombëtaren franceze pas më shumë se gjashtë muajsh mungesë dhe është gati për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Kroacisë në datat 20 dhe 23 mars.
Mbappe nuk ka luajtur për kombëtaren franceze që nga 9 shtatori 2024, ndeshja kundër Belgjikës dhe në tubim ka mbërritur me një xhup të shtrenjtë.
Francezi erdhi në tubim i veshur me një xhup të markës luksoze ‘Dior’, vlera e së cilës në faqen zyrtare shkon deri në 3,800 euro.
Shtojmë se Mbappe ka shënuar 48 gola në 86 paraqitje për kombëtaren franceze.
Këtë sezon, ai shënoi 30 gola për Realin me katër asistime në 43 ndeshje të luajtura për klubin nga stadiumi Santiago Bernabeu. /Telegrafi/