Site icon Telegrafi

Mbappe i lumtur me golat te Reali, por thotë se mund të bëjë më shumë

Kylian Mbappe ka qenë protagonist në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve me Real Madridin duke shënuar një gol në fitoren 3-1 ndaj Stuttgartit.

Ylli francez kishte 48 gola në Ligën e Kampionëve përpara se të nënshkruante për Real Madridin, por ai tani ka arritur të 49-in duke realizuar në ndeshjen e parë me fanellën e Los Blancos.

Mbappe ka folur pas ndeshjes duke thënë se është e mrekullueshme të shënosh në Ligën e Kampionëve.

“Ishte një natë e mrekullueshme. Ne donim ta nisnim me fitore. Ishte një ndeshje e vështirë, por Liga e Kampionëve është gjithmonë e vështirë”, tha Mbappe pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Kampioni e nis me fitore formatin e ri në LK: Real Madridi djersitet maksimalisht kundër Stuttgartit

“Liga e Kampionëve ka ndryshuar dhe e rëndësishme është të fitojmë për të parë nëse kualifikohemi shpejt apo jo. Është një natë e mirë”.

“Tani do të vazhdojmë me Ligën dhe shpresojmë të fitojmë të shtunën në shtëpi”.

“Loja ishte e vështirë. Ata luajnë mirë dhe ne kishim probleme të luanim dhe të merrnim topin nga pas. Kishim mundësi për të shënuar, por pjesën e dytë e nisëm shumë mirë. Bëmë presion, luajtëm lojën tonë dhe shënuam golin e parë shpejt”.

Lexo po ashtu Mbappe tregon pse po i ekzekutojnë penalltitë me radhë me Vini Jr

“Ndeshja ishte një kuti me boks dhe ata barazuan. Pastaj, të gjithë tifozët madrilen punuan shumë dhe ne shënuam të dytin. Më vonë, Endrick shënoi golin e tij dhe ne fituam ndeshjen”, tha Mbappe.

Mbappe tani ka shënuar në tre ndeshjet e fundit të Real Madridit, por ai thotë se mund të bëjë më shumë.

“Unë mund të bëj më shumë. E di që do të bëj më shumë. Çdo ndeshje ndihem më mirë dhe tani shënoj gola. Jam i lumtur këtu”, ka thënë Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version